Lojtarët e Realit “heqin dorë” nga La Liga, duan ta fitojnë Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(75) "lojtaret-e-realit-heqin-dore-nga-la-liga-duan-ta-fitojne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 22:41

Lojtarët e Realit “heqin dorë” nga La Liga, duan ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 22:41

Ndjenja brenda zhveshtores së Real Madridit është që skuadra duhet të përqendrojë të gjitha forcat te Liga e Kampionëve për pjesën e mbetur të sezonit, pasi të hënën mbrëma mbeti katër pikë pas kryesuesve të Barcelonës në La Liga.

Humbja e dytë radhazi, këtë herë ndaj Getafe pas disfatës me Osasuna, ka krijuar pesimizëm në “Bernabeu” për shanset në kampionat.

Trajneri Alvaro Arbeloa theksoi pas ndeshjes se gara për titull nuk ka përfunduar, duke kujtuar se kanë mbetur edhe 12 ndeshje.

Edhe pse titulli nuk është më në dorën e tyre, madrilenët do të përballen me Barcelonën në maj, çka do të thotë se mjafton të bëjnë më mirë se rivalët në një rast më shumë në ndeshjet e tjera.

Në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” janë shtatë ndeshje larg trofeut, ndonëse përballë kundërshtarëve teorikisht më të fortë.

Sipas “Cadena SER”, një nga figurat kryesore të skuadrës ka dërguar mesazhin: “Na ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve”, reflektim i ndjenjës së “dëshpërimit, trishtimit dhe pafuqisë së plotë” pas humbjes ndaj Getafes.

Ndërkohë, gazetari Edu Aguirre deklaroi në “El Chiringuito de Jugones” (përmes “Mundo Deportivo”) se në zhveshtore “ka shumë persona me lëkurë të hollë” dhe se kur një lojtar më me përvojë ngre zërin dhe kërkon më shumë nga të tjerët, shpesh shpërthejnë debate. Atmosfera përshkruhet si e tensionuar, me akuza të ndërsjella.

Çështja e lidershipit ka qenë temë diskutimi vitet e fundit.

Largimet e figurave si Nacho Fernandez, Joselu Mato, Lucas Vazquez, Toni Kroos dhe Luka Modric pa pasur pasues të qartë janë përmendur si problem për ekuilibrin e skuadrës, ndërsa tranzicioni i brezave duket se po kërkon kohë për t’u konsoliduar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement