Lojtarët e Barcelonës e diskutojnë vendimin për uljen e pagave të tyre - Gazeta Express
string(70) "lojtaret-e-barcelones-e-diskutojne-vendimin-per-uljen-e-pagave-te-tyre"

Lojtarët e Barcelonës e diskutojnë vendimin për uljen e pagave të tyre

Gazeta Express

25/03/2020 13:36

Kapitenët e ekipeve të ndryshme të Barcelonës, si të futbollit e të basketbollit, janë duke e diskutuar planin e klubit katalonas për t’ua ulur pagat gjatë krizës së koronavirusit.

Barcelona ka vendosur t’ua ulë lojtarëve pagat për 70 për qind me mënyrën ERTE siç njihet në Spanjë, që i bie se paga do të ulet vetëm për një afat të caktuar dhe pastaj do të kthehet gjithçka në normalitet, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

AS fillimisht shkroi se lojtarët janë pajtuar me këtë vendim, mirëpo së fundi raportoi se kapitenët e ekipeve të ndryshme të Barcelonës janë duke mbajtur takime virtuale për të diskutuar se a duhet ta pranojnë këtë propozim.

Të martën, një seri takimesh u realizuan mes drejtorit sportiv, Albert Solar, dhe menaxherëve të secilit repart të klubit për ta komunikuar vendimin e Barcelonën për këtë plan. Aktivitetet sportive janë pezulluar dhe klubi është detyruar t’i ndërmarrë këto masa përderisa Spanja mbetet në alarm për koronavirusin.

Plani i klubit katalonas është që të gjithë futbollistët ta marrin vetëm 30 për qind të pagës ditore për aq kohë sa të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. E njëjta rregull vlen edhe për klubin e basketbollit të Barcelonës.

Aspekt i rëndësishëm i këtij plani të Barcelonës është që kur kampionati të rinisë dhe lojtarët të fillojnë stërvitjet sërish, në fund të sezonit ata do ta marrin edhe 70 përqindëshin e pagës që e kishin humbur gjatë kohës së krizës.

Ata do ta marrin pagën e plotë pasi që edhe pse nuk punuan me skuadrën në kampin stërvitor, lojtarët ishin të detyruar t’i ndiqnin udhëzimet e klubit dhe një program individual stërvitor nga shtëpia. /Gazeta Express/