Lojërat Mesdhetare në Prishtinë, "çmenden" në Serbi: Politika u përzie në sport, aty u shfaq Albin Kurti - Gazeta Express
string(99) "lojerat-mesdhetare-ne-prishtine-cmenden-ne-serbi-politika-u-perzie-ne-sport-aty-u-shfaq-albin-kurti"

Sport

Gazeta Express

08/09/2023 22:29

Lojërat Mesdhetare në Prishtinë, “çmenden” në Serbi: Politika u përzie në sport, aty u shfaq Albin Kurti

Sport

Gazeta Express

08/09/2023 22:29

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030 – “Prishtina 2030”.

Kështu vendosi sot Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga 66 delegatë sa ishin të pranishëm, 55 votuan pro Kosovës, tetë kundër dhe tre abstenuan.

Siç dihet, një nga vendet që ishte kundër që Kosova të fitojë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare ishte Serbia.

Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme ia dha të drejtën Kosovës për të organizuar Lojërave Mesdhetare.

Komiteti serb e vlerësoi si skandaloz këtë vendim, teksa sipas tyre, sot pati edhe përzierje të politikës në sport, pasi para Asamblesë së Përgjithshme u paraqit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili prezantoi kandidaturën, bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, dhe sekretarin e përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti.

“Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar ashpër dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer. Pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër. Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër këtë lloj ndërhyrje të politikës në sport”, thuhet mes tjerash në reagimin e Komitetit Olimpik të Serbisë. /Gazeta Express/