Lojë me “Darkën e Lamës”, Kryeministri dhe Vjosa Osmani kapen se kush është organizatori për sivjet - Gazeta Express
string(96) "loje-me-darken-e-lames-kryeministri-dhe-vjosa-osmani-kapen-se-kush-eshte-organizatori-per-sivjet"

Lojë me “Darkën e Lamës”, Kryeministri dhe Vjosa Osmani kapen se kush është organizatori për sivjet

Gazeta Express

18/10/2020 10:35

Kryeministri Avdullah Hoti, të premten ka bërë të ditur se të enjten e ardhshme do të shënohet Festa e Ditës së Falënderimit – Darka e Lamës. Kabineti i kryetares së Kuvendit, po thotë se Vjosa Osmani ka dërguar ftesat për këtë darkë qysh më 6 tetor, raporton Express

Darka e Lamës sivjet do të shënohet në mënyrë simbolike, për shkak të pandemisë COVID-19, ka njoftuar Hoti.

Lexo Edhe:

“Të enjten e ardhshme do ta shënojmë Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, të cilën të parët tanë, ilirët e vjetër, e shënonin përvjet si festë kulturore popullore rreth datës 23 tetor. Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër. Autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë, kabineti i kryeparlamentares Osmani, po e akuzon Hotin për kopjim të idesë. Sipas tyre, Osmani ka dërguar ftesat për Darkën e Lamës qysh më 6 tetor.

Ata madje kanë publikuar edhe foto për të dëshmuar këtë.