Kremlini i është përgjigjur komentit të presidentit amerikan Donald Trump për luftën në Ukrainë, duke thënë “se lufta në Ukrainë është një çështje ekzistenciale për Rusinë, e jo lojë fëmijësh”, raporton Reuters.
“Ndonjëherë sheh dy fëmijë të vegjël duke u zënë ashpër, që e urrejnë njëri-tjetrin dhe zihen në një park. Ndonjëherë është më mirë t’i lejosh të zihen për pak kohë dhe pastaj t’i ndash,” ishte komenti i Trump.
Ndërsa, i pyetur në lidhje me këtë koment, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh:
“Këtu, sigurisht, presidenti amerikan mund të ketë pikëpamjen e tij për atë që po ndodh, por për ne kjo është një çështje ekzistenciale – është një çështje e interesave tona kombëtare, është një çështje sigurie dhe e së ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë, e së ardhmes së vendit tonë.”
Tutje Peskov ka deklaruar se Moska është mirënjohëse ndaj SHBA-së për përpjekjet e saj ndërmjetësuese, duke theksuar se është e rëndësishme që kontaktet me Uashingtonin të vazhdojnë./Express/
aaaaa