Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë - Gazeta Express
string(40) "loja-qe-po-ben-te-gjithe-te-marrin-pjese"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 11:41

Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 11:41

Që prej një muaji, kompania e njohur e derivateve Petrol Company po zhvillon një lojë të madhe shpërblyese, e cila do të vazhdojë deri në dhjetor.

Me vetëm pak ditë të mbetura deri në përzgjedhjen e shumëpritur të fituesve për muajin shtator, kompania tashmë ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të aktivitetit, pasi ka pranuar mijëra mesazhesh nga pjesëmarrësit entuziastë.

Lexo Edhe:

Niveli i interesimit dhe angazhimit në këtë lojë ka qenë i jashtëzakonshëm. Loja është bërë një temë e nxehtë bisedash me miqtë, anëtarët e familjes dhe kolegët që diskutojnë strategjitë dhe ndajnë emocionet e tyre për shortet e ardhshme.

Shpërblimet e lojës kanë zgjuar kureshtjen e të gjithëve. Në mesin e shpërblimeve, fituesit do të mund të fitojnë iphone 14 ( Sasia 2), Trotinet me rrymë ( Sasia 2), Samsung A34 (Sasia 1), Air Pods origjinale (Sasia 1 ), 60 euro derivate ( Sasia 1), 50 euro derivate (Sasia 1), 20 euro derivate (Sasia 5), 10 euro derivate (Sasia 10), darkë për dy persona (Sasia 10), dhe Ujë të xhamave 2L (Sasia 50).

Të drejtë pjesëmarrje në lojë kanë klientët që furnizojnë automjetet e tyre me derivate në Petrol Company mbi vlerën 20 euro, klientët që blejnë në market mbi vlerën 10 euro dhe klientët qe ushqehen në restorante mbi vlerën 10 euro.

Për të marrë pjesë dhe për të fituar shpërblime fantastike, pasi të keni bërë blerjen ose shfrytëzuar shërbimet, ruani kuponin dhe dërgoni një SMS pa pagesë në numrin 50100. Në tekst shënoni numrin e kuponit tatimor, për shembull, “123456”, pastaj shkruani “Petrol Company”. Ky është hapi i vetëm që ju ndan nga mundësia për të fituar një nga shpërblimet e çmuara.

Nuk ka buton pauzë – Vazhdoni të luani!