Shkruan: Ditmir Bushati
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së Mesme gjatë javëve të shkuara ishte një sinjal paralajmërues për atë që po shohim gjatë këtyre ditëve. SHBA-të dhe Izraeli po kryejnë në Iran një nga ndërhyrjet ushtarake më komplekse, e cila, në dallim nga herët e tjera, duket se do të zgjasë më shumë. Ajo që po ndodh nuk është fillimi i një lufte botërore, e as një episod i veçuar i konflikteve të shumta që kanë shoqëruar Lindjen e Mesme. Por pika më kulmore, deri më tani, e një loje të gjatë që po riformëson rendin botëror.
Për të shpjeguar rolin e Iranit duhet të kuptojmë pozicionin e tij kyç si një nyje strategjike dhe jo thjesht si një fuqi rajonale me ambicie bërthamore. Irani është pjesë e ‘gjeografisë së energjisë’, pasi ka ndikim mbi Ngushticën e Hormuzit. Kontrolli në Hormuz ka ndikim mbi furnizimin me naftë dhe energji të ekonomive industriale në Azi dhe Europë. Rrjeti malinj i Iranit i shtrirë në disa shtete në Lindje të Mesme, ndonëse i dobësuar vitet e fundit, punon kundër projeksionit të fuqisë amerikane. Si Rusia ashtu dhe Kina kanë një interes në mbijetesën e Iranit, pasi një Iran i kapitulluar riorganizon gjeografinë në favor të SHBA-ve me impakt nga Mesdheu Lindor përmes Gjirit Persik deri në Oqeanin Indian.
KAOSI I KONTROLLUAR EKONOMIK
Kohëzgjatja e luftës është tregues i kompleksitetit të saj. Bilanci fillestar është i qartë. Udhëheqja kyçe politike dhe ushtarake e Iranit është vrarë, duke përfshirë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u zëvendësua nga djali i tij. Kapacitetet mbrojtëse ajrore, detare dhe aftësitë për përdorimin e raketave balistike janë dëmtuar. Megjithëse Irani është i dobët përballë fuqisë së përbashkët amerikano-izraelite, ai reagoi menjëherë duke goditur kryesisht objektet civile, ato të naftës e gazit, infrastrukturën teknologjike dhe përfaqësitë diplomatike amerikane në vendet fqinje, asnjëra prej të cilave nuk është palë ndërluftuese, me qëllim që këto të fundit të ndikonin tek SHBA-të për pushimin e luftës.
Teherani aktivizoi levën më të dukshme të fuqisë së tij, kaosin e kontrolluar ekonomik. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe sulmet në infrastrukturën energjetike në mbarë rajonin tashmë kanë shkaktuar një çarje të madhe në tregun botëror të naftës. Pamundësia e eksportimit të naftës bruto kërcënon me dëmtime të përhershme të puseve. Rivendosja e furnizimit pas këtyre ndërprerjeve është proces që zgjat, duke e lënë kësisoj ekonominë botërore në gjendje pasigurie. Gjithashtu, tregu i gazit është në kaos, pasi rafineria e Katarit që prodhon një të pestën e furnizimit botëror nuk është në punë.
Irani luan me faktorin kohë, pasi e di që luftërat e gjata nuk gëzojnë mbështetje popullore në SHBA. Qëllimi i Iranit është përballimi i dallgëve goditëse duke u përpjekur të mbijetojë e të tregojë qëndrueshmëri. Dhe nga ana tjetër, të dëmtojë sa më shumë të jetë e mundur infrastrukturën kritike të vendeve fqinje që ka lidhje me teknologjinë, energjinë, turizmin dhe financat. Ndërkohë, shpenzimet e luftës i paguan popullsia e Iranit, e cila është e pafuqishme para sulmeve.
NË NJË FRONT ME QËLLIME JO TË NJËJTA
Ndërsa për regjimin në Teheran mbetet parësore mbijetesa, SHBA-të fillimisht deklaruan se e ndërmorën këtë ndërhyrje ushtarake me qëllim ndryshimin e regjimit. Presidenti Trump u bëri thirrje iranianëve të ngriheshin kundër mullahëve. Mesa duket shpresat ishin për një skenar të ngjashëm me atë të Venezuelës, ku synohej të gjendej një person apo grup nga brenda korridoreve të pushtetit që do të bashkëpunonin me SHBA-të.
Për momentin kjo është e vështirë, pasi regjimi i Teheranit, në dallim nga ai i Karakasit, nuk është një regjim personal, por i strukturuar në disa dimensione përfshirë këtu atë teokratik dhe aparatin represiv të sigurisë. Përbërja etnike e Iranit është komplekse. Për më tepër, për dekada të tëra regjimi ka arritur t’u mbijetojë sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Duket se Presidenti Trump zgjodhi të vepronte tani, jo sepse Irani përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-të, dhe as për shkak të kapacitetit bërthamor, të cilin e deklaroi të shkatërruar me fushatën e shkurtër ajrore të qershorit të vitit të kaluar, por bazuar në supozimin se, vitet e keqqeverisjes ekonomike, sanksioneve, shtypjes gjakatare të protestave popullore të muajit janar dhe degradimi ushtarak, e kishin lënë Iranin më të dobët se kurrë. Megjithëse jemi në javën e dytë të luftës, regjimi në Iran është ende në këmbë, dhe nuk ka dhënë shenja kapitullimi.
Regjimi iranian mendohej i dobët pas dy goditjeve që mori vitin e kaluar nga SHBA-të. Mirëpo historia na tregon se ndryshimi i regjimit është një proces më i vështirë, pasi kërkon forca tokësore, asistencë demokratike për ndërtimin e institucioneve dhe një opozitë të organizuar, gati për të marrë pushtetin. SHBA-të kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të forcave tokësore, ndërsa Iranit i mungon opozita e organizuar. Protestuesit që dolën në rrugë në janar, të cilët regjimi i masakroi me dhjetëra mijëra, janë të paarmatosur, të paorganizuar. Ata përballen me një aparat sigurie të brendshëm që vijon të jetë represiv dhe i paprekur nga lufta. Shkurt, kapaciteti dhe gatishmëria e Iranit për të shtypur popullsinë e vet tejkalon aftësinë e tij për të mbetur një fuqi rajonale.
Megjithëse është një ndërhyrje ushtarake e përbashkët amerikano-izraelite, duhet thënë se qëllimet e tyre nuk janë të njëjta. Për Izraelin, qëllimi nuk është dobësimi i kapaciteteve bërthamore, stabiliteti, apo ndryshimi demokratik, por kapitullimi i Iranit. Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk e ka fshehur synimin e Izraelit për asgjësimin total të shtyllave të regjimit dhe “larjen e hesapeve” përfundimisht me Iranin, si pika kulmore e një përplasjeje dyzet vjeçare.

STRATEGJI DALJEJE
A mundet kjo ndërhyrje ushtarake të rrëzojë një regjim të përbuzshëm dhe kërcënues në Lindjen e Mesme dhe ta zëvendësojë atë me diçka më të mirë? A ka një strategji daljeje nga kjo luftë teksa reagimet fillestare për këtë ndërhyrje dhanë një gamë të gjerë arsyesh, nga dobësimi i aftësive bërthamore, intransigjenca diplomatike iraniane dhe dështimi i negociatave, besimi se sulmet izraelite kundër Iranit ishin të afërta e deri te ndryshimi i regjimit?
Ndonëse arsyet për ndryshimin e regjimit janë bindëse, precedentët e deritanishëm nuk ndihmojnë për arritjen e rezultatit të dëshiruar. Që prej viteve 1950, SHBA-të janë përpjekur pa sukses, duke mbajtur kosto të mëdha njerëzore dhe financiare, të ndryshojnë panoramën politike në Lindje të Mesme. Ndoshta kjo është edhe një prej arsyeve se përse në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të botuar në nëntorin e vitit të kaluar, SHBA-të paraqitën një qasje më pragmatiste në lidhje me regjimet në Lindjen e Mesme, në respekt të historisë dhe traditës së popullsive të tyre.
Iraku, Afganistani dhe Libia si shembuj më të freskët risillen shpesh në debatin publik, sa herë bie fjala për ndryshim regjimi apo për impaktin e politikës së jashtme në atë të brendshme. Pavarësisht parashikimeve për të eksportuar demokraci, stabilitet dhe prosperitet, konflikti në Irak vazhdoi për gati një dekadë dhe rezultoi në humbjen e mijëra jetëve nga palët.
Në rastin e Afganistanit zgjati rreth dy dekada, me një numër të madh viktimash dhe përfundoi në mënyrë të hidhur me riardhjen e talebanëve në pushtet. Edhe pa forca tokësore operacionet e ndryshimit të regjimit mbartin kosto dhe rreziqe. Në Libi, ku SHBA-të dhe aleatët perëndimorë mbështeteshin në fuqinë ajrore, u deshën disa muaj bombardime përpara se Muammar Gaddafi të vritej. Pas kësaj, Libia u zhyt në luftë civile dhe dhunë që u përhap, së bashku me refugjatë dhe armë tek fqinjët, në Çad dhe Mali.
Ndërsa në Siri, përpjekjet për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Assad pa forca tokësore rezultuan edhe më sfilitëse. As armatosja e kundërshtarëve nuk çoi në rrëzimin e tij, por në përshkallëzim të konfliktit, ndërhyrje nga Irani, Hezbollahu dhe Rusia, dhe në një luftë civile të egër, katastrofë humanitare dhe flukse të refugjatëve kryesisht në Europë. Assad u detyrua të largohej më shumë se një dekadë më vonë.
Arsyet pse është më e vështirë të ndërtosh një shtet e të instalosh një qeveri më të mirë sesa të shkatërrosh një shtet apo të largosh një qeveri të keqe nuk janë mister. Largimi i një regjimi gjakatar krijon një boshllëk politik dhe sigurie që është i vështirë për t’u mbushur. Vështruar në këtë kontekst, perspektivat për ndryshimin e regjimit që çon në një Iran demokratik janë të vogla, por vazhdimi i ndërhyrjes ushtarake dhe goditja e infrastrukturës kritike që mban në këmbë regjimin në Iran mund të sjellë një udhëheqje më pak radikale në të ardhmen.
Koha do ta tregojë sesa e mundshme është kjo. Jemi në momentin më të paparashikueshëm të Lindjes së Mesme që prej Revolucionit Islamik të 1979-ës. Siç mendonte me të drejtë Henry Kissinger për ‘ndërlidhshmërinë e konflikteve’, mënyra se si do të përfundojë kjo luftë do ketë impakt jo vetëm mbi temat kritike që e ndezën atë, të tilla si kapaciteti bërthamor, raketat balistike apo regjimi i sanksioneve ndaj Iranit. Kjo luftë shënon pikën kulmore të një loje të gjatë që po riformëson rendin botëror, cili duket se do të bazohet më shumë në fuqi sesa në rregulla.
Analiza është botim i fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...