Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një postimi kanë thënë se gjatë implementimit të platformës E-Komunat, e zhvilluar në vitin 2023, të gjitha komunat e vendit kanë qenë të dizajnuara dhe të paraqitura me simbolet dhe logot e tyre zyrtare, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Tutje, shton MAPL, këto katër të fundit, kanë ndryshuar dhe miratuar logot e reja zyrtare gjatë vitit 2025. Kësisoj, vijohet më tej në postimin e MAPL, kjo ministri në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), është aktualisht në proces të përditësimit të këtyre logove në platformën E-Komunat.
Ndryshe dje është raportuar se logot e komunave të veriut të vendit përmbajnë simbole nacionaliste serbe.
Postimi:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton opinionin publik se gjatë fazës së parë të implementimit të platformës E-Komunat, e zhvilluar në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë qenë të dizajnuara dhe të paraqitura me simbolet dhe logot e tyre zyrtare, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Duke marrë parasysh faktin se këto katër komuna kanë ndryshuar dhe miratuar logot e reja zyrtare gjatë vitit 2025, MAPL, në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), është aktualisht në proces të përditësimit të këtyre logove në platformën E-Komunat.
Për qëllim sqarimi, njoftojmë publikun se të gjitha logot zyrtare të komunave do të përditësohen dhe pasqyrohen në profilet përkatëse të secilës komunë, në përputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale.
MAPL mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve digjitale të sakta, të përditësuara dhe transparente për të gjithë qytetarët