"Logoja e Veliajt për 100 vjetorin e Tiranës është e kopjuar" - Gazeta Express
string(59) "logoja-e-veliajt-per-100-vjetorin-e-tiranes-eshte-e-kopjuar"

“Logoja e Veliajt për 100 vjetorin e Tiranës është e kopjuar”

Gazeta Express

17/01/2020 17:56

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpalli disa ditë më parë një konkurs për logon e kryeqytetit në vigjilje të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqendra e Shqipërisë.

Veliaj u kërkoi qytetarëve që të votonin në një sondazh të hapur publik mes disa zgjedhjeve, se cila do të ishte prej tyre logoja e Tiranës në këtë 100 vjetor.

Lexo Edhe:

24 orë më parë kryebashkiaku Veliaj postoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin edhe logon fituese.

Por duket se logoja në fjalë është e kopjuar. Denoncimin e ka kryer po në rrjetin social një këshilltar demokrat, i cili vë në dukje se logoja në fjalë është thuajse identike në stil e ngjyra me një tjetër logo të huaj./Express