Logjika e ekstremistit të verbër - Gazeta Express

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

06/04/2021 10:41

Logjika e ekstremistit të verbër

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

06/04/2021 10:41

Adelina Grainca aderoi si deputete në LVV, pa përkrahjen e 7153 votuesve të PDK-ës që ia mundësuan postin e deputetes

Nga: Jashar Etemaj

Adelina! Shumë sende në jetë ligji nuk i ndëshkon, po etika nuk i pranon.

Aderimet më duken dukuritë më të ndyra politike. Pse! Sepse konsideroj se aderuesit nuk kanë as etike e as parime! Pse bre asnjë aderues politik nuk po aderon në partit të vogla si në PSD, NISMA, AKR, apo Alternativa! Po të gjithë po aderojnë në partinë fituese, eventualisht në partinë e dytë!

Aderimet me dukën dukuritë me të ndyra politike. Pse! Sepse qytetari të voton si deputet/e të një partie të caktuar politike dhe ti brenda nate harron orientimin ideologjikë (nëse kanë orientim ideologjik), harron premtimet, shokët e partisë e sidomos votuesit të cilët duke u bazuar në premtimet t’ua gjatë zgjedhjeve ta dhanë edhe sendin më të çmuar për një politikan -votën.

Dhe kur deputeti brenda natës shkon te një parti tjetër me orientim tjetër ideologjik, ai/ajo tradhton votuesin.

Flitet për Donika Kada Bujupi kur kaloi në LVV, gjatë seancës mbi demarkacionin me Malin e Zi një ditë më parë, para votimit të demarkacionit ajo iu kishte lutur deputetëve të LVV-së në Kuvend që t`ia vizatonin një hartë të Kosovës në letër për t’ia hedhur Ramush Haradinaj në kokë!?

Për çudi të nesërmen ”ekstremistja” e LVV-së aderoi në AAK! Shkeli në “harta e parime” të djeshme, votoj demarkacionin me Malin e Zi sikur mos kishte aderuar kurrë në LVV.

Çfarë parime!!!

Udhëheqësit e AAK-së, kur Donika kaloj në LVV e kritikuan, e folën si është më së keqi për Donikën, ashtu siç Time Kadrijaj fol keq sot për Albena Reshitaj e cila kontribuoj si shembull i një ndërmjetësimi të mirë partiak në bërjen kuorumit të Vjosa Osmani për Presidente.

Ditën që Donika aderoj prapë në AKK për t’i bërë votat për pro demarkacionin me MZ çdo gjë u harrua sikur mos të kishte ndodhur asgjë! Simpatizantët ekstremist të AAK-së e pranuan zemër hapur Donikën e cila i doli krah Ramushit kontrovers sa edhe vet ajo.

Para se të shkruaj më tutje po e ilustroj me shkrim simpatizantin ekstremist:

PDK është kundër blerjes të vaksinave Covid19, nga Kina – ekstremisti, pajtohet.

PDK është për blerjen e vaksinave Covid19 nga Kina – ekstremisti, pajtohet!

LVV është për blerjen e vaksinave Covid19 nga Kina – ekstremisti pajtohet!

LVV është kundër blerjes të vaksinave Covid19 nga Kina – ekstremisti, pajtohet!

Ekstremisti është i verbër, nuk mendon sepse trurin ia ka shit liderit, partisë! Për të, çdo opsion i partisë është njësoj!

Kur bëri liberalizim ekonomik në Kinë, Deng Xiaping u bë më i njohur për argumentin se si e mbrojti teorinë e tij ekonomike karshi diktaturës komuniste, që mos të akuzohej eventualisht si kapitalist, Deng u shpreh: Nuk është më rendësi çfarë ngjyre ka macja për derisa i zen minjtë.

Për qytetarin racional vlen e njëjta: nuk është më rendësi nga vjen vaksina përderisa shëron njeriun. Qytetari që mendon qartë e në mënyrë të pavarur e bën ndryshimin e jo ekstremisti i dëgjueshëm.

Poenta e shembullit të simpatizantit ekstremist. Partitë politike, udhëheqësit e partive politike a duhet ti “kënaqin” të vetëkënaqurit simpatizantët ekstremist apo votuesit racional të cilët votën nuk e konsiderojnë si kontratë jetësore të një partie apo lideri të caktuar. Qytetari racional që e bënë ndryshimin votën e konsiderohet si promovim, shtytje të vlerave jetësore duke mos qenë besnik i një partie e cila ngec.

LVV e Lista GUXO e Vjosa Osmanit duhet mësuar se ngecja politike, hakmarrja, hileja dhe revanshizmi janë të destinuara për të humbur -u vonuan po pësuan. LVV-ë i fitoj zgjedhjet si rezultat i pakënaqësisë qytetare nga politikat zhvatëse, korruptuese e të padrejtë njëzet vjeçare të udhëhequra nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja. Vjosa si guximtare e cila e çmonte të drejtën fitoj ndaj politikës hakmarrëse të Isa Mustafës Shembull: Isa Mustafa si edhe Ramush Haradinaj patën dëshirë të madhe t’a përfundojnë (që është normale) karrierën politike si President. Isa Mustafa, fillimisht Vjosa Osmanin e konsideronte si konkurrente dhe si zë “rebel” në parti. Ai e ndëshkoj Vjosën duke e renditur të fundit në listën zgjedhore për deputete të LDK-së! Megjithatë Vjosa fitoj u bë më e votuara. Isa Mustafa e përjashtoj Vjosën nga LDK-ja me shpresë se po ia humb karrierën!? Po, kush fitoj! Kush e përjashtoj kë!? Isa Mustafa, sot, i ka të këputura ëndrrat që të bëhet President. IM është anëtar ende i LDK-së, po Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu është më afër LDK-së se sa Isa Mustafa që e kishte përjashtuar Vjosën nga LDK-ja dikur. Albin Kurti politikani karizmat shpesh herë e citon Kantin – cili thotë: Vepro vetëm sipas maksimës që do të doje të bëhej ligj i përgjithshëm. Maksima e parë e Kantit thotë: se duhet të kesh kujdes që mos të kundërshtosh veten. Bëni sikur maksima e veprimit tuaj duhet të bëhet, me vullnetin tuaj, ligji universal i natyrës. Ajo (maksima) duhet të veproj si një “instinkt i natyrshëm” dhe të drejtoj veprimet e njerëzve, ashtu siç i drejtojnë ligjet e natyrës proceset fizike. Albin Kurti kishte një përvojë të hidhur me dymbëdhjetë deputetët që ikën nga LVV-ë, të cilët formuan partinë PSD, e sidomos me Donika Kada Bujupin. Ti urosh mirëseardhje personale në Kuvend një deputeteje që aderoj në LVV-ë në ditën kur kërkohej kuorum për Presidenten më është dukur më tepër si provokim se sa parim filozofik i Kantit të cilin edhe Albini e konsideron si bërthamë të moralit. Kanti thotë: Mos i përdorni njerëzit si mjet për të arritur një qellim, po si vlera në vete. Adelina Grainca si vlerë politike arritjen e kish në PDK-ë. Shpresoj që LVV-ja nuk do ta ketë fatin e Donikës me Adelinën! Adelina Grainca aderoj si deputete në LVV-ë, pa përkrahjen 7153 votueseve të PDK-ës që ia mundësuan postin e deputetit. Adelina! Shumë sende në jetë ligji nuk i ndëshkon, po etika nuk i pranon.