‘‘Lodhje psikologjike’’, shqiptarja nga Izraeli rrëfen momentet kur bie alarmi për sulme: Futemi tek dhoma e sigurisë - Gazeta Express
string(111) "lodhje-psikologjike-shqiptarja-nga-izraeli-rrefen-momentet-kur-bie-alarmi-per-sulme-futemi-tek-dhoma-e-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 13:20

‘‘Lodhje psikologjike’’, shqiptarja nga Izraeli rrëfen momentet kur bie alarmi për sulme: Futemi tek dhoma e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 13:20

Konflikti që ka nisur mes SHBA’së,Izraelit dhe Iranit, është në qendër të vëmendjes botërore. Sulmet e shumta që po ndodhin në drejtime të ndryshme kanë krijuar panik tek qytetarët.

Për situatën në Izrael, në lidhje të drejtpërdrejt ka folur shqiptarja Klodeta Cane.

Kjo e fundit ka thënë se në Izrael, po ndjehet lodhja psikologjike, sidomos për shkak të alarmeve që bien edhe gjatë natës, duke shtuar se në këto momente ata drejtohen drejt dhomave të sigurisë.

‘’Nga zona ku ndodhemi, gati çdo dy/tre orë kemi pasur sirena gjatë natës, gjatë ditës janë pak më të shpërndara. Izraeli për shkak se ka mekanizma shumë të zhvilluar emergjence, prandaj nuk do të thosha se ka panik, ajo që ndihet është lodhje psikologjike, sidomos për shkak të alarmeve gjatë natës të cilat janë një luftë psikologjike’’, ka thënë ajo. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement