Llumnica nënshkruan kontratë profesionale me Malmon, huazohet menjëherë - Gazeta Express
string(70) "llumnica-nenshkruan-kontrate-profesionale-me-malmon-huazohet-menjehere"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2026 23:21

Llumnica nënshkruan kontratë profesionale me Malmon, huazohet menjëherë

Futboll

Gazeta Express

23/02/2026 23:21

Mesfushori Medjen Llumnica ka nënshkruar kontratë me ekipin e parë të Malmos. 

Ai me Malmon ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe njëkohësisht është huazuar te BK Olympic për sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht që është e veçantë për mua. Kjo ka qenë një ëndërr që kur erdha në Malmo katër vjet më parë. Ndihem vërtet mirë dhe ndihem krenar që përfaqësoj këtë klub. Udhëtimi im këtu nuk ka qenë i lehtë, por në akademinë e Malmos jam zhvilluar shumë si lojtar dhe si person. Kam kaluar periudhat më të vështira dhe kam luftuar, kështu që tani ndihem vërtet mirë. Do ta përshkruaja veten si një mesfushor qendror të sigurt, ku të kuptuarit e lojës është forca ime më e madhe. Gjithmonë jap njëqind për qind për ekipin”, ka thënë Llumnica për faqen e klubit.

Pritjet për 19-vjeçarin e talentuar janë të mëdha nga Malmo.

Ai është pjesë e ekipit U19 të Kosovës.

Përndryshe, Medjeni është djali i ish-futbollistit të njohur kosovar, Xhevdet Llumnicës. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement