Llugë në KPM, duke qenë kryetari Mehmeti ende me mandat e zgjedhin të riun, shkohet në pauzë - Gazeta Express
string(90) "lluge-ne-kpm-duke-qene-kryetari-mehmeti-ende-me-mandat-e-zgjedhin-te-riun-shkohet-ne-pauze"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 15:45

Llugë në KPM, duke qenë kryetari Mehmeti ende me mandat e zgjedhin të riun, shkohet në pauzë

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 15:45

Komisioni i Pavrur i Mediave pavërësisht faktit se kryetari Jeton Mehmeti ka edhe pak ditë mandat, e kanë zgjedhur kreytarin e ri të këtij institucioni, Besnik Berishën, shkruan Gazeta Express.

Pas votimit me 4 vota për dhe një votë të pavlefshme, Berisha është zgjedhur në kryet të KMP-së.

Pas këtij votimi, Jeton Mehmeti, ka thënë se sipas Ligjit të KMP-së ai duhet ta lëshoj ulësen e kryetarit për Besnik Berishën, meqë tashmë është zgjedhur kryetari i ri.

Ndërkohë anëtarët që kanë votuar për Berishën për kryetar, kanë kërkuar që Jeton Mehmeti ta vazhdojë ende mbledhjen meqë ka ende mandat, ndonëse në të njejtën kohë e kanë zgjedhur kryetarin e ri.

Mehmeti ka thënë se ka pasiguri sa i përket procedimit të mëtejmë, meqë me ligj thuhet se kryetari e vazhdon mbledhjen.

Kryeshefi ekzekutiv i KPM-së ka thënë se është krijuar konfuzion dhe më pas është kërkuar një pauzë. Mehmeti ka thënë se s’dihet sa do të zgjasë pauza./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement