Llojet e dhimbjeve të trupit që janë të lidhura me gjendjet emocionale - Gazeta Express
string(72) "llojet-e-dhimbjeve-te-trupit-qe-jane-te-lidhura-me-gjendjet-emocionale-2"

Llojet e dhimbjeve të trupit që janë të lidhura me gjendjet emocionale

Gazeta Express

11/05/2020 8:12

Gjëja e fundit që mund të na shkojë nëpërmend është që mesi na dhemb, sepse llogaria bankare ka dhënë alarmin se është drejt fundit! E besoni ose jo, ekziston një lidhje mes shqetësimeve a gjendjeve të ndryshme emocionale, dhe dhembjeve të trupit

Njëra lajmëron tjetrën, për të çorganizuar gjithë funksionet e organizmit.

Lexo Edhe:

Lexoni me radhë se cili prej shqetësimeve është aq i fortë sa të ndikojë menjëherë në trup.

1. Dhimbjet e kokës

Dhimbja e kokës është gjendja më e zakontë që preket nga të gjitha streset e ditës, qoftë edhe nga ato që duken të vogla e të parëndësishme.

2. Dhimbje në qafë

Nëse ndjeni dhimbje qafe, marrëdhëniet sociale nuk janë në situatën më të mirë.

3. Dhimbje në supe

Dhimbjet në sup mund të tregojnë që gjendja emocionale është e ngarkuar. Shpërndani barrën qoftë edhe duke folur me të tjerët.

4. Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës

Kjo do të thotë që nuk keni mbështetje të mjaftueshme emocionale.

5. Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo do të thotë që ju jeni shumë të shqetësuar në lidhje me financat ose gjendja është vërtetë keq.

6. Dhimbje në bërryla

Kjo dhimbjeje tregon monotoninë e jetës që jeni duke bërë dhe shqetësimin lidhur me këtë.

7. Dhimbje në duar

Dhimbjet e duarve, shkruan Living, flasin për pengesat në bashkëpunime të ndryshme profesionale.

8. Dhimbje në ijët

Kjo do të thotë se keni shumë frikë të lëvizni apo të bëni ndryshime.

9. Dhimbje në gjunjë

Dhimbjet e gjunjëve mund të jenë një shenjë që egoja juaj është pak më e madhe se ç’duhet dhe se nuk është mirë të mendoni vetëm për veten.