Lloga “shuplakë” Siljanovskës: Shqipja nuk është gjuhë minoriteti, mjaft me mentalitet ish-jugosllav! - Gazeta Express
string(96) "lloga-shuplake-siljanovskes-shqipja-nuk-eshte-gjuhe-minoriteti-mjaft-me-mentalitet-ish-jugosllav"

Maqedoni

Gazeta Express

10/04/2026 14:50

Lloga “shuplakë” Siljanovskës: Shqipja nuk është gjuhë minoriteti, mjaft me mentalitet ish-jugosllav!

Maqedoni

Gazeta Express

10/04/2026 14:50

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova lidhur me provimin e jurisprudencës, duke i cilësuar argumentet e saj si të pasakta dhe ligjërisht të tejkaluara.

Postimi i plotë i tij:

“Mbrëmë në emisionin e TV21, znj. Siljanovska, duke tentuar t’i bëj bisht diskutimeve lidhur me provimin e jurisprudencës, paraqiti disa qëndrime tashmë të tejkaluara si problematike.
Së pari, nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë të ketë dy komisione për dhënien e provimit, pasi një praktikë e tillë është tejkaluar që nga janari i vitit 2024, kur Ministria e Drejtësisë formoi një komision të ri konform ligjit me anëtarë dhe zëvendësanëtarë maqedonas dhe shqiptarë, si dhe anasjelltas. Prandaj, ky argumentim është nul.
Së dyti, mundësia që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe është paraparë me propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës (me pëlqimin e Sekretariatit Ligjvënës), të përgatitur nga MD dhe dorëzuar nga Qeveria në Kuvendin e RMV-së po në janar të vitit 2024. Ky propozim u tërhoq më pas nga shumica e re parlamentare, përkatësisht nga VMRO-VLEN.
Kjo procedurë nuk është as risi dhe as përjashtim: praktika të tilla ekzistojnë në vende si Finlanda, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe një sërë demokracish të avancuara perëndimore.
Ekziston edhe një dallim thelbësor që kjo klasë politike ish-jugosllave, e përfaqësuar nga znj. Siljanovska, duhet ta kuptojë: gjuha shqipe nuk është “gjuhë minoriteti”, siç pretendon ajo ‘gabimisht’ në vazhdimësi, por është gjuha e rreth një të tretës së popullsisë së këtij vendi dhe e njërit prej popujve shtetformues bashkë me maqedonasit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement