Lloga: Lëshime të Këshillit Gjyqësor, konstatoi Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it - Gazeta Express
string(98) "lloga-leshime-te-keshillit-gjyqesor-konstatoi-komisioni-per-mbikeqyrjen-e-funksionimit-te-akmis-it"

Maqedoni

Gazeta Express

31/08/2023 9:50

Lloga: Lëshime të Këshillit Gjyqësor, konstatoi Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it

Maqedoni

Gazeta Express

31/08/2023 9:50

Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë gjatë së cilës i ka konstatuar këto gjendje:

-Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS   

-Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor  

-Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata   

-Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume                         

-Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm

-Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon

Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve nga ana e Komisionit për mbikëqyrjen e kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën në vijim do të mbetet të jetë transparente dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement