string(77) "lloga-do-te-nisim-negociatat-per-te-mos-ngecur-punen-ne-gjykata-dhe-prokurori"

Maqedoni

Gazeta Express

29/09/2023 10:27

Lloga: Do të nisim negociatat për të mos ngecur punën në gjykata dhe prokurori

Maqedoni

Gazeta Express

29/09/2023 10:27

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, gjatë ditës së djeshme u taku me përfaqësuesit e Sindikatës së Administratorëve Gjyqësor dhe Shoqatave Qytetare.

Në takim u folën për grevën momentale që e zhvillojnë punëtoret e administratës së drejtësisë, problemet dhe kërkesat me të cilat përballen me shërbimin gjyqësor dhe publikun e shërbimeve.

Ministri tha se do të dorëzoj informacionin në Qeverinë, dhe me Ministrin e Financave, do ta shqyrtojnë mundësinë për e fillimit të procesit të negociatave me Sindikatat për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe për të mos ngecur procesin duke lëvizur çështjet në gjykata dhe prokurori publike.

Kryetari i Sindikatës, Trpe Deanovski, falënderoi ministrin Lloga për përpjekjet dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve, njofton Ministria e Drejtësisë.