Lleshaj 'ekspert tërmetesh', reagon PD: Sjellje kriminale e Ministrit, prokuroria ta hetojë - Gazeta Express
string(86) "lleshaj-ekspert-termetesh-reagon-pd-sjellje-kriminale-e-ministrit-prokuroria-ta-hetoje"

Gazeta Express

03/12/2019 19:18

Lleshaj ‘ekspert tërmetesh’, reagon PD: Sjellje kriminale e Ministrit, prokuroria ta hetojë

Gazeta Express

03/12/2019 19:18

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me qëndrimet e habitshme të mbajtura nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me një godinë 12 katëshe në Lezhë.

Bardhi shkruan në rrjetin social se sjellja e Lleshajt është jo vetëm e përgjegjshme por kriminale, duke shtuar se deklarimet e tij përballë shefit të urbanistikës së bashkisë së qytetit, janë prova e qartë se qeveria ka për qëllim fshehjen e dëmeve reale të shkaktuara nga tërmeti, duke vënë kësisoj në rrezik jetën e shqiptarëve.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga  njerëz të pashpirt,  që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!