Llënga dikur me 10 mijë banorë, sot ky fshat ka vetëm 5 familje (FOTO) - Gazeta Express
string(67) "llenga-dikur-me-10-mije-banore-sot-ky-fshat-ka-vetem-5-familje-foto"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2022 19:50

Llënga dikur me 10 mijë banorë, sot ky fshat ka vetëm 5 familje (FOTO)

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2022 19:50

Fshati Llëngë në rrethinat e Pogradecit, ndonëse është një zonë e bekuar nga natyra, banesat numërohen me gishtat e njërës dorë. Llënga ka qenë një ndër zonat më të populluara në kufijtë e një qytetit të zhvilluar për kohën, me mbi 10 mijë banorë.

“Fshati përmendet për herë të parë në defterët Osmanë në vitin 1583”, thotë për A2 CNN mësuesi Ledjan Zeqollari. “Në atë kohë, mendohet se kishte rreth 160-170 shtëpi. Lulëzimin e kemi në vitet 1740-1750, gjatë lulëzimit të Voskopojës. Në këtë fshat, ka kaluar një degëzim i rrugës Egnatia. Mendohet që ka pasur 10 mijë banorë, pak a shumë një qytet për kohën kur flasim”.

Lexo Edhe:

Arsyet e braktisjes së kësaj zone, më mirë se kushdo tjetër i rendit pikërisht një prej zonjave të pakta që vijon të jetojë në këtë fshat. “Nga e keqja, nga varfëria, papunësia, mjekësia, arsimi, rruga. Sot 5 familje jemi”, thotë Tefta Verushi.