Llapi është duke e mposhtur 1-0 Dukagjinin.
Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Gazeta Express.
Dueli mes Llapit dhe Dukagjinit i takon xhiros së 23-të dhe pas 45 minutave të pjesës së parë, po fitojnë 1-0 vendasit.
Elvis Prençi (Llap) ka realizuar pas një ndërprerje të skuadrës vendase, për 1-0 me të filluar ndeshja, në minutën e 3’.
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19. /Gazeta Express/