Llapi ka vazhduar me fitore në Superligë, duke e arritur të dytën radhazi.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina triumfoi në udhëtim 1:2 ndaj Malishevës, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.
Llapi ishte duke pësuar, por arriti të gjejë forcën dhe të përmbys rezultatin, duke marrë tri pikë të vlefshme.
Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet e pesta me një pikë më shumë.