Ka përfunduar ndeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, ku Llapi ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Ballkanin me rezultatin 4-2 në Suharekë.
Golat për llapjanët i shënuan: Sadriu, Gnapi dhe Hyseni (2 gola), ndërsa për vendasit shënoi Serebe (2 gola).
Me këtë fitore të rëndësishme, Llapi ngjitet në vendin e 5-të me 20 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e 2-të me 23 pikë.
Ky rezultat tregon formën e mirë të ekipit llapjan dhe e vendos atë si një konkurrent serioz për fazën e dytë të sezonit. /GazetaExpress/