string(34) "llapi-perforcohet-ne-hasan-hysenin"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 13:33

Llapi përforcohet me Hasan Hysenin

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 13:33

Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare në Facebook se e ka transferuar futbollistin Hasan Hyseni.

Futbollisti i deridjeshëm i Feronikelit 74 do t’i mbrojë ngjyrat Bardhekaltër në edicionin 2025/26, ndërsa llapjanët presin shumë nga futbollisti ofanziv, dikur pjesë e Prishtinës, Trepçës ’89, Drenicës dhe Malishevës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit llapjan për përforcimin e radhës, shkruan “Gazeta Express”.

“Mirë se vjen, Hasan Hyseni! Hasan Hyseni pjesë e Llapit për edicionin 2025/26. Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26.

26-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli ’74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.

Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë.

I njohur ndryshe si “Cani”, Hyseni konsiderohet si një nga futbollistët më të shpejtë në Superligë. Shpejtësia e tij e jashtëzakonshme pritet të jetë një armë shtesë në fazën tonë sulmuese për edicionin e ri.

“Cani” – mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, “Zahir Pajaziti”! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër!” /Gazeta Express