Llapi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, teksa ka bërë transferimin e parë.
Bëhet fjalë për sulmuesin portugez, Edgar Pacheco, shkruan Gazeta Express.
Pacheco është 24 vjeçar dhe do të jetë përforcimi i parë i Llapit.
Express merr vesh se priten edhe përforcime të tjera gjatë verës.
Llapi ka synime të mëdha në sezonin tjeter, për t’i ndjekur krejt trofetë, por fillimisht do t’i duhet ta sigurojë mbijetesën në ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë të shtunën.