Dardan Jashari është lojtar i ri i Llapit, shkruan Gazeta Express. Në fakt, futbolli kosovar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e Superligës. Jashari është rikthyer me këtë rast tek klubi nga “Zahir Pajaziti” për ta ndihmuar ekipin në garat evropiane dhe në edicionin e ardhshëm. Futbollisti i lindur më 28.03.1990 në të kaluarën ishte pjesë e Flamurtarit, Ballkanit, Malishevës e së fundmi i Ferizajt.
Me Llapin i kishte zhvilluar 5 sezone, përfshirë një edicion në Ligën e Parë dhe katër të tjerë në Superligë. Në ligën elitare me fanellën e Llapit, në katër edicione, Jashari i ka 120 paraqitje, 7 gola, 2 asistime, e 10.773 minuta të luajtur. Llapi është duke bërë përforcime para pjesëmarrjes së parë dhe historike në garat evropiane. /Gazeta Express/