string(59) "llapi-njofton-per-divorcin-me-hamdi-namanin-e-blend-baftiun"

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 20:22

Llapi njofton për ‘divorcin’ me Hamdi Namanin e Blend Baftiun

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 20:22

Llapi ka nisur lëvizjet e para për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi qëndrimin në elitë e siguroi në barazh ndaj Vushtrrisë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka pësuar ndryshime, qysh në nisje të merkatos verore.

Llapi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndarjen me dy yjet e saj.

Bëhet fjalë për Hamdi Namanin dhe Blend Baftiun.

Namani iu bashkua Llapit më 2023, pas një aventure të kaluar te Drita.

Ndërkohë, Blend Baftiu po ashtu erdhi te Llapi nga Drita, gjatë merkatos së vitit të kaluar./GazetaExpress/