Llapi më në fund e ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë.
Llapjanët shënuan fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.
Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.
Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.
Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë