Llapi e ka filluar me fitore Superligën e Kosovës. Skuadra e Tahir Batatinës mposhti Drenicën me rezultat të ngushtë 1-0, për t’i arkëtuar pikët e para në Supërligë
Llapi e ka filluar me një fitore në udhëtim kundër Drenicës, e cila tek mbrëmë arriti që t’i regjistronte lojtarët në Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje u karakterizua me ndërprerje të shumta në pjesën e parë, por që Llapi ishte më të rrezikshëm dhe më konkret që në fillimin e saj.
Të dyja skuadrat nuk arritën që të krijojnë shumë deri në minutën e 30-të të ndeshjes.
Goli për fituesin e Kupës së Kosovës do të vinte në minutën e 35-të.
Kushtrim Shabani bëri një goditje të fortë dhe portieri arriti ta devijonte pak topin por jo për të shpëtuar nga goli.
Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë më të parë me shumë ndërprerje dhe pa aksione konkrete.
Në fakt rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i Llapit në fillim të pjesës së parë ku Rivera pati një solo aksion por pa sukses për të shënuar.
Me këtë fitore Llapi është në vendin e tretë më të njëjtat pikë sa ka edhe Gjilani dhe Prishtina që ndajnë vendet e para dhe të dyta.
Llapi do ta pret Trepçën 89-të në ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës, kurse Drenica do të udhëtojë në Malishevë. /GazetaExpress/