Gjatë ditës së martë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Në Gjilan, Drita i bëri konak Llapit, teksa Drenica ishte nikoqire e Ferizajt.
Mysafirët kaluan tutje në çerekfinale, teksa vendasit mbetën në ‘shtëpi’.
Drita u mposht nga Llapi me shifrat prej 2-1.
Llapjanët shënuan fillimisht përmes Arbnor Ramadanit në pjesën e parë, teksa në të dytën shënuan me anë të Muhamet Hysenit.
Golin ngushëllues për Dritën e shënoi Blerim Krasniqi.
Ndërkohë, Drenica e Ferizaj u ndanë në paqe pas kohës së rregullt, për të shkuar në penallti.
Pas goditjes së penalltive, Ferizaj u tregua më i saktë dhe kështu e siguroi një vend tutje në Kupën e Kosovës.
Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës është Prishtina, e cila e kishte mposhtur në finale Llapin, me rezultat prej 1-0./GazetaExpress/