Llapi del me një reagim, ankohet në referim - Gazeta Express
string(42) "llapi-del-me-nje-reagim-ankohet-ne-referim"

Llapi del me një reagim, ankohet në referim

Sport

Gazeta Express

14/12/2024 20:31

Llapi këtë sezon është larg atij që ka qenë viteve të fundit.

Duke kaluar nëpër probleme të shumta në fushën e lojës, Llapi nuk di për fitore që 10 ndeshje, seria më e gjatë pa fitore këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Lexo Edhe:

Mirëpo, formës së dobët, nga Llapi ia ka gjetur fajtorin – ai është Mervan Bejtullahu.

Kështu thuhet në komunikatën e publikuar nga Llapi, së cilës ia ka bashkangjitur edhe një video përmbledhëse të tri rasteve të ndryshme.

“Në tri raste të veçanta, që i kemi përmbledhur në video, kemi humbur 8 pikë të vlefshme që kanë ndikuar rëndë në rendimentin tonë këtë sezon dhe kanë thelluar edhe më tej krizën në të cilën po kalojmë. Faktori kryesor në këto situata, tragjikisht, ka qenë Mervan Bejtullahu, i cili ka qenë i pranishëm në tri ndeshje: ndaj Dukagjinit si gjyqtar kryesor, ndaj Ferizajt dhe sot ndaj Ballkanit si gjyqtar në VAR, dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve, duke shkaktuar dëm të madh për skuadrën tonë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Llapit.

Postimi i plotë: