Llapi, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale të Kupës - Gazeta Express
string(74) "llapi-ballkani-feronikeli-74-dhe-vushtrria-kalojne-ne-cerekfinale-te-kupes"

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 15:50

Llapi, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale të Kupës

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 15:50

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Llapi, e ka siguruar kalimin për në çerekfinale, bashkë me Ballkanin Feronikelin 74, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Llapi fitoi në udhëtim 2:3 kundër Lirisë. Kushtrim Shabani, Francisco Rivera dhe Drilon Fazliu shënuan golat e fitores për llapjanët.

Liridon Fetahaj dhe Ermir Abazi shënuan për prizrenasit.

Ballkani regjistroi fitore 2:0 kundër A&N, falë golave të Albion Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës.

Feronikeli 74 eliminoi Trepçën ’89 me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm e shënoi Fitim Susuri.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë u vendos pas ekzekutimit të penalltive, me vushtrriasit që triumfuan me rezultatin 3:4.

Koha e rregullt u mbyll baras, 1:1.

Nesër do të zhvillohen katër ndeshjet tjera të kësaj faze; Prishtina – Dukagjini, Malisheva – Fushë Kosova, Gjilani – Vjosa dhe Behari – Prizreni. /Gazeta Express/