“Llalla vuan nga sëmunje e rëndë, e parikuperueshme”, Hoxha: Ka një javë kohë të paraqitet vetë - Gazeta Express
string(90) "llalla-vuan-nga-semunje-e-rende-e-parikuperueshme-hoxha-ka-nje-jave-kohe-te-paraqitet-vete"

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2021 22:41

“Llalla vuan nga sëmunje e rëndë, e parikuperueshme”, Hoxha: Ka një javë kohë të paraqitet vetë

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2021 22:41

Adriatik Llalla mund të jetë në Zvicër, ndërsa rreth dy javë më parë ai udhëtoi drejt Turqisë.

Gazetari Artan Hoxha tha se ish-kryeprokurori ka një javë kohë të paraqitet vetë pranë autoriteteve shqiptare. Hoxha shprehu vendimin se ai do e bëjë një gjë të tillë. Në të kundërt Llalla do të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

“Llalla ka një javë kohë të paraqitet vullnetarisht. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion…Llalla nuk mund të fshihet kollaj, dhe fsheja nuk e ndihmon atë, e penalizon. Unë besoj që Llalla do të paraqitet brenda kësaj jave. Llalla po s’u kap për 5 vjet, parashkruhet vendimi”, u shpreh gazetari Hoxha.

Siç u tha sot në seancën gjyqësore ndaj tij, Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e parekuperueshme, por gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Opinion” se nuk është etike të tregohet nga se vuan Llalla.

“Nëse kushdo polic i thjeshtë e konstaton Llallën në rrugë, duhet t’i vë prangat direkt. Jo më shumë se dy javë më parë kudhëtuar drejt Turqisë, por nuk e ka deklaruar destinacionin final. Jo zyrtarisht thuhet se zoti Llalla mund të gjendet në Zvicër. Nuk është etike të përmendet sëmundja, por ajo që u tha në seancë, sëmundja është e rëndë dhe e parikuperueshme”, u shpreh Lala.