Lladrovci: Vendi më i mirë për biznes është komuna e Drenasit - zemra e Kosovës - Gazeta Express
string(76) "lladrovci-vendi-me-i-mire-per-biznes-eshte-komuna-e-drenasit-zemra-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 20:51

Lladrovci: Vendi më i mirë për biznes është komuna e Drenasit – zemra e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 20:51

Në takimin e dytë me biznesmenët dhe afaristët e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ofruar disa nga arsyet për të zhvilluar biznes në këtë komunë si dhe vizionin ekonomik “Për Drenasin Kampion”.

Ne i qëndrojmë besnik zotimeve tona për lehtësira maksimale për të ushtruar veprimtarinë ekonomike në komunën tonë, njëherësh, çdo ditë përpiqemi ta bëjmë klimën për investitorët sa më të përshtatshme, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Në takimin e dytë me pronarë të bizneseve dhe afaristë, theksova rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, në veçanti e vlerësoj punësimin e të rinjve dhe grave, me ç’rast ritheksova se jam krenar me kompanitë që operojnë në Drenas dhe me kontributin e tyre për zhvillimin e komunës tonë.

Drenasi është zemra e Kosovës dhe ka shumë të interesuar për të themeluar dhe për të zgjeruar këtu veprimtarinë e vet afariste. Ne i qëndrojmë besnik zotimeve tona për lehtësira maksimale për të ushtruar veprimtarinë ekonomike në komunën tonë, njëherësh, çdo ditë përpiqemi ta bëjmë klimën për investitorët sa më të përshtatshme.

Me 101 arsye “Për Drenasin Kampion” i sigurojmë investitorët vendorë e ndërkombëtarë se vendi më i përshtatshëm për biznes është komuna jonë, zemra e Kosovës!

Vazhdojmë edhe katër!