Lladrovci uron që muaji i Ramazanit të sjellë shëndet, paqe dhe begati - Gazeta Express
string(69) "lladrovci-uron-qe-muaji-i-ramazanit-te-sjelle-shendet-paqe-dhe-begati"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 21:28

Lladrovci uron që muaji i Ramazanit të sjellë shëndet, paqe dhe begati

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 21:28

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi, kanë shtruar iftar për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, asamblistet, asamblistët dhe ekzekutivin e komunës.

“Uroj që muaji i Ramazanit t’ju sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Falënderoj Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, asamblistet, asamblistët dhe ekzekutivin e komunës për praninë në iftarin e ftuar nga unë dhe kryesuesi i Asamblesë, Burim Bujupi.

Ishte një mbrëmje e bukur në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit. Një moment bashkimi, respekti dhe mirëkuptimi mes nesh.

Këto takime na afrojnë shumë me njëri-tjetrin dhe forcojnë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve tanë.

Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar. Uroj që muaji i Ramazanit t’ju sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement