Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon” se Komuna e Drenasit ka marrë vlerësime për qeverisjen e mirë.
Ai ka thënë se zyrtarët e Komunës së Drenasit iu kanë ndihmuar edhe komunave të tjera.
Si raste ai përmendi Komunën e Rahovecit, por edhe atë të Skenderajt.
“Gjitha vlerësimet janë dhe vijnë nga puna e përbashkët e kabinetit tim qeverisës të Drenasit dhe gjithë stafit përcjellës. Ky bashkëpunim dhe ky vlerësim ka qenë edhe bashkëpunim me gjithë koordiantorët e katundeve që janë zgjedhur për bashkëpunim me komunën”.
“Ne i kemi ndihmu edhe komunat tona me mbrri rezultat të mirë, zyratët tonë i kanë trajnu, iu kanë shpjegu sesi duhet me u kry një punë. Ka kryetar që e thotë në shumë tubime që zyrtarët e Komunës së Drenasit na kanë ndihmu. Shembull, Smajl Latifin mund ta pyesni, sesi zyrtarët kanë pyet si e keni zgjedh këtë problem. Por, edhe zyrtarë të Skenderajt”, tha Lladrovci. /Gazeta Express
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...