Kandidati për Kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovci tha se Sami Lushtaku e ka luftuar atë në vitin 2021 me krejt fuqinë e tij dhe se me balotazh e ka mundur.
“Krejt këta që i kam pasur kundërshtarë në 2021-tën që i ka mbështet Sami Lushtaku, i kam sot në llogon e dadës Razë, sepse llogon e PDK-së e kam unë në zemer edhe krejt ata qytetarë që janë rreshtu me mu në Drenas. Unë atë llogo e kam bë krenarë qe 7 vite rresht, një herë vendin e tretë dhe gjashtë herë vendi i parë”, u shpreh tutje Lladrovci.
Lladrovci shtoi tutje se PDK ose udhëheqësia e saj, ka vite që punon me largu atë prej pozitës së kryetarit. Ai thotë që për çdo takim ka qëne i hapur dhe ka treguar se do të kandidoj vetëm për dy mandate, por në vitin 2021 thote se ka qenë i sulmuar nga nga ta dhe kjoe ka bëre që të kandidoj përsëri. Ai shtoi se për shkak të sulmeve ndaj tij ka vendosur që mos t’i lë qytetarët në dorë të betelave, siç i quan ai.
“Kemi pasur dhjetëra takime mujore, për çdo muaj, ka një natë ku njëri prej kryetareve të komunave të PDK-së ku ka marre pjesë edhe kryetari Memli Krasniqi. Për çdo takim e kam ngritur që do të jem kandidat edhe për një mandat, është e pavërtetë ajo që flitet se unë kam thënë se nuk do të jem kandidat, përveçse dy mandate kjo ështe fakt, edhe publikisht edhe privatisht e kam thënë në dy mandate. Dhe në 2021 më kanë sulmu ultë dhe prandaj kam thënë se nuk e lë qytetarin në dorë të betelave dhe i kam hi garës edhe sot jam në garë dhe do t’i fitoj zgjedhjet sepse qytetari e ka prek punen tem, e ka prek mbeshtetjen tem dhe është kampion bashkë me mu në Kosove”, shtoi tutje Lladrovci./Gazeta10