Lladrovci: Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve, prania qytetare po shtohet gjithnjë e më shumë - Gazeta Express
string(99) "lladrovci-sa-me-shume-i-afrohemi-dites-se-zgjedhjeve-prania-qytetare-po-shtohet-gjithnje-e-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 23:16

Lladrovci: Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve, prania qytetare po shtohet gjithnjë e më shumë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 23:16

Në takimin zgjedhor në Nekoc me praninë e jashtëzakonshme të qytetarëve, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se nuk i nënshtrohet pushtetit të ndërmjetëm e as faktorëve tjerë joligjorë.

Keqbërësit me bedelët, po përpiqen me shpifje të na largojnë nga rruga e heronjve tanë të luftës dhe paqes, por, kot e kanë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Dita kur qytetarët do të vendosin “Për Drenasin Kampion” po afron dhe në çdo takim më afër kësaj dite, në tubimet zgjedhore, numri i qytetarëve po shtohet. Gjithsesi, qytetarët kampionë i kanë 101 arsye për këtë.

Me Minavere Murselin, Arben Zekën dhe kandidatët tjerë të Listës më të mirë, bashkë me qytetarët e Nekocit, diskutuam për rrugën tonë deri këtu, rrugën e kampionit, të vlerësuar për punë të mira, me transparencë e llogaridhënie.

Keqbërësit me bedelët, po përpiqen me shpifje të na largojnë nga rruga e heronjve tanë të luftës dhe paqes, por, kot e kanë.

E kam theksuar dhe ritheksoj, jetën time me kontribut atdhetar gati katër dekada, as mund ta mjegullojnë e as ta ndajnë nga rruga ime e përbashkët me personalitetet tona historike që padrejtësisht nuk janë fizikisht me neve, as të na ndajnë nga të arriturat tona.

Të gjithë shpifësit e bedelët e financuar nga keqbërësit, lë ta dinë, Unë jam ai që më njihni, punëtor, modest, i përkushtuar ndaj ligjit dhe për barazi para ligjit, nuk i nënshtrohet pushtetit të ndërmjetëm e as faktorëve tjerë joligjorë.

Vizioni im, si asnjë herë më parë, ka përkrahje të qytetarëve me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, në zemrën e Kosovës!

Vazhdojmë edhe katër!