Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel - Gazeta Express
string(52) "lladrovci-qytetaret-kampione-nuk-votojne-me-sy-mshel"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 21:42

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 21:42

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen e tij, theksoi se qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel.

Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Në vendlindjen time, në Gllanasellën e Drenicës e cila ndër breza lindi e rriti atdhetar të përmasave kombëtare, bashkë me dr. Ardian Nikën dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, prezantuam disa pika të platformës zgjedhore “Për Drenasin Kampion”

Në pika të shkurtëra po ashtu diskutova pse ta votojmë numrin 101, numrin e fitores.

Qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel, e votojnë vlerën, dëshminë në punë, kontribuesit e vlerave të qeverisjes shembullore në nivel nacional, votojnë për vepra dhe programin ambicioz në mandatin e ardhshëm.

Takimin e dytë elektoral e zhvilluam në Çikatovën e Vjetër, bashkë me Arjanit Hotin, Fitore Morina Hoxha me disa kandidate e kandidatë për Kuvendin e Komunës, ku vlerësova vullnetin qytetar për fitore më 12 tetor “Për Drenasin Kampion”.

Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”!

Vazhdojmë edhe katër!