Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka prituri në takim ish ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj me dy investitorë, të cilët shfaqen interesim për investime në këtë komunë.
“Me kënaqësi, prita në takim mikun tim dhe të familjes, ish ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, së bashku me dy biznesmenë nga Norvegjia. Para se të diskutonim për investimet në komunën e Drenasit, pranova urimet për fitoren e 12 Tetorit. Mysafirët i falënderova dhe theksova se duam të arrijmë që komuna e Drenasit të shpallet dhjetë herë kampion i performancës.”
Ai ka thënë se Drenasi është komunë strategjike për investime.
“Drenasi, duke qenë në zemër të Kosovës, është komunë strategjike për investime, me administratë efikase, miqësore për investitorët dhe ofron lehtësira maksimale për të bërë biznes. Po ashtu, theksova se jo vetëm Parku i Biznesit “Drenasi 1 dh 2”, por edhe në disa zona tjera, me hartat zonale janë paraparë për zhvillimin ekonomik.”
“Prodhimtaria është shumë e rëndësishme për vendet e reja të punës, në veçanti për të rinjtë tanë, prandaj ne jemi në shërbim të investitorëve. E falënderova Armendin dhe miqtë e tij investitorë për konsideratën dhe vënien e komunës tonë prioritet për investime, duke i siguruar se do të ofrojmë gjithë mbështetjen ligjore për të ecur investimi mbarë. Faleminderit Armend!”
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...