string(81) "lladrovci-per-letren-e-kurtit-derguar-ldk-se-rrushi-qe-nuk-arrihet-eshte-i-tharte"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 13:57

Lladrovci thotë se Kurti po synon gërryerjen finale të LDK’së: PDK rrush i thartë për partinë e parë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 13:57

Kryetari i VV-së, Albin Kurti sot gjatë ditës i ka dërguar letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për bashkëpunim.

Ai po kërkon një koalicion midis VV-së dhe LDK-së. Lidhur me këtë letër ka ardhur reagimi nga i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh duke ironizuar se rrushi që nuk arrihet, është i thartë.

”Rrushi që nuk arrihet, është i thartë! As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve. Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj”, ka shkruar ai.

“Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë!” ka shtuar ai.