Lladrovci për "kandidaturat" në Drenas: Kryetari i PDK po mundohet të mbaj balancë, por nuk mundet - Gazeta Express
string(94) "lladrovci-per-kandidaturat-ne-drenas-kryetari-i-pdk-po-mundohet-te-mbaj-balance-por-nuk-mundet"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 21:39

Lladrovci për “kandidaturat” në Drenas: Kryetari i PDK po mundohet të mbaj balancë, por nuk mundet

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 21:39

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po mundohet ta mbajë një balancë sa i përket kandidaturave të shpallura për kryetar të Drenasit.

Ai ka thënë se Krasniqi nuk do të mund ta mbëjë këtë balancë.

Ka shtuar në “Rubikon”, se personat që po e sfidojnë e kanë dëmtuar PDK-së.

“Unë do të doja ta kisha edhe një prononcim të kryetarit të 2021 ku ka thënë se kandidati i vetëm për kryetar të Drenasit është Ramiz Lladrovci, janë katër vjet që kanë kalu dhe sot kemi një mendim tjetër”.

“Kryetari PDK-së po mundohet me mbajtë një balancë që nuk ka me mujtë me mbajtë. Me thënë se ata që kanë dale me një subjekt tjetër, ia kanë humbur 7 asamblista, na kanë dërgu në balotazh. Ata që nuk janë pajtu me punën e mirë të komunës bëjnë gjëra të tilla”.