string(119) "lladrovci-per-idene-e-abdixhikut-per-qeveri-te-tranzicionit-fjalet-nuk-e-bartin-krejt-mesazhin-per-gjendjen-e-bllokades"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 7:22

Lladrovci për idenë e Abdixhikut për Qeveri të tranzicionit: Fjalët nuk e bartin krejt mesazhin për gjendjen e bllokadës

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 7:22

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është prononcuar për propozimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një Qeverie tranzicionale.

Lladrovci u shpreh se termat “tranzicionale” dhe “tranzicion” tingëllojnë mirë në letër, por nuk mjaftojnë për të pasqyruar tërësisht gjendjen e bllokadës politike.

Ai theksoi se këto fjalë janë të mëdha, por jo domosdoshmërisht zgjidhin krizën aktuale politike.

“Ideja si ide, kur e ka brenda termin “nacionale” dhe “tranzicion”, të bën me mendue diçka mirë, por, nuk e besoj që fjalët e bartin krejt mesazhin për gjendjen e bllokadës ku jemi, edhe pse këto dy fjalë janë të mëdha”, u shpreh Lladrovci për “Front Online”.