Lladrovci: Nuk më vyn asnjë votë e Vetëvendosjes, sepse nuk shkoj, unë jam PDK, ia kam rritur vlerat - Gazeta Express
string(96) "lladrovci-nuk-me-vyn-asnje-vote-e-vetevendosjes-sepse-nuk-shkoj-une-jam-pdk-ia-kam-rritur-vlerat"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 23:13

Lladrovci: Nuk më vyn asnjë votë e Vetëvendosjes, sepse nuk shkoj, unë jam PDK, ia kam rritur vlerat

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 23:13

Kryetari i Drenasit që garon edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ka përpjekje propagandistike për ta lidhur atë me Lëvizjen Vetëvendosje.

AI ka thënë se asnjë votë nuk e do për këtë, sepse shton se ai me zemër është në PDK.

Lladrovci në “Debat Plus”, ka thënë se ia ka rritur vlerën PDK-së duke dalë gjashtë herë si kryetari më i mirë, e njëherë në vendin e tretë.

“Tash po më thonë jam i Vetëvendosjes, publikisht kam thënë, edhe sot po them. Asnjë votë nuk e du të tyre, sepse nuk shkoj në Vetëvendosje. Unë jam në PDK, e kam në zemër ia kam rritur vlerat sepse jam zgjedhur 7 herë më i miri në Kosovë, 6 herë i pari njëherë i treti, cili kryetar nga PDK është shpallur në top pesëshe”, ka thënë ai. /Gazeta Express