Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim futbollistin Herolind Shala, për të cilin ka shkruar se “me Herolindin na bashkojnë shumë çështje, së pari dashnia për Drenasin dhe futbollin.
Faleminderit për vizitën Herolind, jemi krenar me ty”.
Postimi i Lladrovcit:
Me kënaqësi prita në takim, futbollistin e mirënjohur nga Drenasi, Herolind Shalën, i cili me kontributin e vet la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës. Herolindi me lojën e tij kreative dhe me zemër, na bëri krenar ndër vite, duke u shquar me fillimet në kombëtaren e Norvegjisë për të rinjtë, vazhdoi për kombëtaren e Shqipërisë dhe në fund, për Kosovën. Mirënjohja e karrierës nga Federata e Futbollit të Kosovës, ishte e mirëpritur sepse, Herolindi ka dëshmuar se është futbollist i shkëlqyer për të cilin tifozët kanë shprehur mirënjohje për lojën dhe duelet e fituara. Me Herolindin na bashkojnë shumë çështje, së pari dashnia për Drenasin dhe futbollin. Faleminderit për vizitën Herolind, jemi krenar me ty!