Lladrovci në takim me ambasadorin britanik Hargreaves: Çelësi i suksesit të performancës tonë është disiplina - Gazeta Express
string(108) "lladrovci-ne-takim-me-ambasadorin-britanik-hargreaves-celesi-i-suksesit-te-performances-tone-eshte-disiplina"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 16:51

Lladrovci në takim me ambasadorin britanik Hargreaves: Çelësi i suksesit të performancës tonë është disiplina

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 16:51

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot komunën e Drenasit, me ç’rast u prit nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, me disa bashkëpunëtorë.

Kryetari Lladrovci e falënderoi Ambasadorin për vizitën, duke theksuar se ndihet “i nderuar” me vizitën e tij.

“Qeverisja e mirë, transparente dhe llogaridhënëse e bëjnë komunën e Drenasit kampione në garën e performancës komunale në nivel nacional”, theksoi Lladrovci, duke shtuar se çelësi i suksesit është disiplina.

Komuna e Drenasit në njoftimin për takimin tha se ambasadori Hargreaves “shprehu falënderim për mikpritjen dhe u njoh me projektet e infrastrukturës, në zbatimin e barazisë gjinore, barazinë para ligjit dhe respektimin e ligjit, në arsim, shëndetësi, etj, njëkohësisht u njoh me sfidat e komunës së Drenasit të lidhura me ujin, ruajtjen e ambientit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

“Lladrovci po ashtu vlerësoi lart përkrahjen nga Britania e Madhe gjatë dekadave të fundit dhe ditëve më të vështira, në veçanti për transformimin e UÇK-së në TMK dhe më vonë në FSK. Kryetari Lladrovci për ambasadorin Hargreaves kishte dy dhurata, librin e Bedri Islamit “Përjetësia e dyfishtë”, kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit si dhe medaljonin e punuar nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas”, u tha në njoftim.