string(41) "lladrovci-ne-shqiperi-votoj-nga-viti-2007"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 16:45

Lladrovci: Në Shqipëri votoj nga viti 2007

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 16:45

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar në zgjedhjet nacionale të Shqipërisë sot.

Ai është shprehur se ai voton me familjen e tij që nga viti 2007.

“Me familjen time e kemi kryer votimin në Shqipëri, e kemi kryer një obligim kushtetues që e kemi si shtetas shqiptar që jemi. Përshtypjet e mia janë shumë të mira, sepse nuk kishte tollovi, votimi ishte shumë i lehtë dhe shumë i mirë”.

‘Nuk ka pasë as telashe, as radhë dhe as pritje, gjithçka shkuar mirë dhe lehtë, votimi tek ne është më i ndërlikuar dhe këtu më i lehtë është. Unë kam pasë pasaportë shqiptare që nga përfundimi i luftës, kur na kanë pajisur me pasaporta i kemi quajtur të përkohshme të lëshuara nga Z. Rexhep Mejdani”, tha ai për Klanin.

“Pastaj, unë jam shtetas i Shqipërisë prej vitit 2007 kur presidenti Moisiu na ka pajisur, kur isha pjesë e qeverisë së Agim Çekut. është dashtë të shkoja në një vizitë në Kinë, por presidenti Moisiu kërkoi që të na pajis gjithë familjen tonë me pasaporta, dhe unë nga viti 2007 votojë në çdo zgjedhje si lokale dhe nacionale, e kryej obligimin kushtetues”, ka thënë Lladrovci.