Llapushniku ishte vendi ku Ramiz Lladrovci prezantoi disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”, bashkë me bartësen e Listës, Laureta Thaçin dhe kandidatët tjerë të kësaj liste.
“Drenasi është mikpritës, është komunë e qytetarëve të mirë, të urtë e atdhetarë, të dëshmuar në të gjitha fazat e historisë, në zemrën e Kosovës”, ka shkruar pas tubimit madhështor në Llapushnik, z. Lladrovci.
Postimi i tij në Facebook:
Qytetarët e Llapushnikut heroik, ishin mikpritës të vizionit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, bashkë me bartësen e listës, Laureta Thaçin dhe kandidatët tjerë të listës tonë të fitores. Tubimi mund të përshkruhet shkurt: Tubim madhështor!
Drenasi është mikpritës, është komunë e qytetarëve të mirë, të urtë e atdhetarë, të dëshmuar në të gjitha fazat e historisë, në zemrën e Kosovës.
Muajt e fundit, komuna jonë është përfshirë fuqishëm në agjendën e keqbërësve, të kreatorëve të “Dadës Razë”, të atyre që qytetarët tanë i duan vetëm për zgjedhje e për votime symbyllur, me qëllim të devijimit të vullnetit qytetar, por, kot e kanë.
Tubimet tona masive, çdo ditë po i demantojnë përçarësit që fshehen prapa vlerave të heronjve tanë të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t’i përvetësojnë, por, qytetarët e dinë se kush mund t’i përfaqësojë ato vlera e kush jo.
Fitorja me 101 arsye është fakt që në të gjitha takimet tona zgjedhore po rikonfirmohet.
Qytetarët e komunës së Drenasit i kanë 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, qytetarët kampionë në këto zgjedhje kanë qëllim fitoren e madhe dhe përfaqësimin e denjë dhe të drejtë.
Llapushniku i fitoreve foli, kështu do të jetë edhe më 12 Tetor. Vazhdojmë edhe katër!