Lladrovci në Gradicë e Likoshan: Me qytetarë krenarë, me kontribut për çlirim dhe shtetndërtim - Gazeta Express
string(92) "lladrovci-ne-gradice-e-likoshan-me-qytetare-krenare-me-kontribut-per-clirim-dhe-shtetndertim"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:54

Lladrovci në Gradicë e Likoshan: Me qytetarë krenarë, me kontribut për çlirim dhe shtetndërtim

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:54

Ramiz Lladrovci ka mbajtur dy takime zgjedhore, në Gradicë e Likoshan, me ç’rast ka cekur se me praninë e jashtëzakonshme në tubime, qytetarët dëshmojnë se janë krenar me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në Gradicë dhe Likoshan, me Naim Gjelin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës, bashkëbiseduam me qytetarët rreth arritjeve të pushtetit tonë lokal, projektet në zbatim si dhe për projektet kapitale në të ardhmen.

Me dëgjimet buxhetore, ne kemi evidentuar nevojat e qytetarëve, projektet me prioritet si dhe ngritjen e cilësisë së jetës, për qytetarët kampionë.

Ne nuk do të ndalemi duke i shërbyer qytetarëve me të gjitha mundësitë e përgjegjësitë që i kemi, duke respektuar barazinë para ligjit, gjasat e mundësitë e barabarta “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsye.

Qytetarët e Gradicës e Likoshanit, me praninë e jashtëzakonshme në tubime, dëshmojnë se janë krenar me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim, andaj, meritojnë të gjitha të mirat që i ofron liria e Kosovës dhe pushteti lokal.

101 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”

Vazhdojmë edhe katër!