Lladrovci mbështet Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqin në garën për deputet: Gjeneratë e re që meriton të jetë në Parlament - Gazeta Express
string(119) "lladrovci-mbeshtet-altin-krasniqin-dhe-adnan-thaqin-ne-garen-per-deputet-gjenerate-e-re-qe-meriton-te-jete-ne-parlament"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/12/2025 18:57

Lladrovci mbështet Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqin në garën për deputet: Gjeneratë e re që meriton të jetë në Parlament

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/12/2025 18:57

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka dhënë përkrahje Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, në garën për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lladrvoci, ka thënë se, Altini si gjeneratë e re duhet të marrë përgjegjësi dhe të bart tutje me nder peshën e traditës së trashëguar.

Lladrvoci ka mbështetur edhe kandidatin tjetër nga kjo parti, Adnan Thaqin, duke thënë se ky i fundit i duhet Drenasit dhe Kosovës, i cili me angazhimin e tij të vazhdueshëm, e meriton të jetë në Parlament.

Postimi:

Para më shumë se një viti, kam theksuar se Parlamentit tonë i duhet Altin Jakup Krasniqi.

Altini si gjeneratë e re duhet të marrë përgjegjësi dhe të bart tutje me nder peshën e traditës së trashëguar.

Konsideroj sërish se Altini i duhet Parlamentit, i duhet Drenasit dhe Kosovës!

Adnan Thaqi është gjeneratë që i duhet Drenasit dhe Kosovës, me angazhimin e tij të vazhdueshëm, meriton të jetë në Parlament për çështjet që i konsideron prioritet, ligjet e mira dhe zbatimi i tyre.

Nga rinia e tij, Adnani u dëshmua si aktivist dhe veprimtar i shquar, i nderuar në Drenas dhe më gjerë, vijon ta ushtroj profesionin me kompetencë dhe është i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Suksese Altin dhe Adnan, me praninë tuaj në Parlament, ju do të na bëni krenar. Bashkë. Përpara.

#PDK130

#BedriHamza1

#AltinKrasniqi20

#AdnanThaqi82

Advertisement
Advertisement
Advertisement