Krytari i Drenasit, ka shkruar në Faceboo, se Albin Kurti nuk po mund që me 58 deputetë të krijojë institucionet, ndërkohë Hashim Thaçi thotë ai i formoi institucionet dhe siguroi njohje ndërkombëtare.
Lladrovci shkruan se përkundër gjendjes ku ndodhet Kosovën, LVV e ka kapur “arroganca e numrave”.
“Kjo gjendje e Kosovës nuk mund të jetë normale. Kosova nuk mund të matet me shtetet tjera, por, me përvojën e deritashme po. Me 58 deputetë, Hashim Thaçi i krijoi të gjitha institucionet dhe mori njohje ndërkombëtare duke u bërë faktor stabiliteti në rajon”.
“Kurti ta ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare dhe Kosova të ecë përpara. Nëse i bën 61 vota, lë ta bëj edhe Qeverinë. Mos i hidhni Kosovës gurë nën rrota. Nëse mundeni, prishni atë që vet e keni ndërtuar, jo atë që e ndërtuan të tjerët”, ka shkruar Lladrovci. /Gazeta Express